Pamje kur Policia e vë nën kontroll 27-vjeçarin në Lipjan, pak çaste para vdekjes së tij (VIDEO) NULL NULL 07.07.2025 14:21 07.07.2025 14:21 Foto nga Klan Kosova Vdekja e të riut Agon Zejnullahu nga Lipjani po hetohet tashmë nga Policia dhe Prokurori i Shtetit. 27-vjeçari vdiq në orët e para të kësaj të hëne, e rrethanat janë akoma të paqarta, raporton Klankosova.tv Në disa pamje të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, viktima shihet disa minuta para se të vdiste, i rrethuar me policë, të cilët u vunë nën kontroll, pasi i njëjti dyshohej se ishte në gjendje të dehur dhe po sulmonte kalimtarë e automjete. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka intervenuar më pas autoambulanca, ku edhe u konfirmua vdekja e tij. Sipas Borovcit, viktima pak para se të humbte jetën, dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. “Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime të Rënda. Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Borovci për Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 4 orë më parë