Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Opera e Kosovës sjell në Prishtinë Operën “Carmen” të Georges Bizet

NULL NULL
07.07.2025 12:13

Katër aktet e veprës “Carmen” të kompozitorit francez Georges Bizet do të interpretohen në Prishtinë më 22 dhe 24 korrik, nën organizimin e Operës së Kosovës.

Opera “Carmen”, e adoptuar nga novela e Prosper Mérimée, është një nga veprat më ikonike të muzikës klasike dhe realizmit në operë dhe mbetet një nga kryeveprat më të interpretuara në gjithë botën.

“Carmen” vjen për herë të parë në këtë formë madhështore në kryeqytetin e Kosovës, e cila shfaq historinë e një gruaje të lirë dhe të pavarur dhe lidhjen e saj dashurore, pasionante e destruktive me Don Jose. Opera shkrihet në gërshetimin e dashurisë, pasionit, lirisë, obsesionit dhe tragjedisë.

Carmen përbën një urë lidhëse midis traditës së opéra comique dhe realizmit apo verismo-s, që karakterizoi operën italiane të fundit të shekullit XIX. Muzika e Carmen-it është vlerësuar gjerësisht për brilancën e melodisë, harmonisë, atmosferës dhe orkestracionit, si dhe për mjeshtërinë me të cilën paraqiten emocionet dhe vuajtjet e personazheve.

Premiera jepet të martën, më 22 korrik nga ora 20:30, ndërsa rishfaqja të enjten, më 24 korrik 2025, transmeton Klankosova.tv.

No description available.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.