Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkon në 80 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

NULL NULL
06.07.2025 23:38

Numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në të gjithë Teksasin qendror ka arritur në 80 .

Zyrtarët lokalë në disa qarqe të Teksasit kanë konfirmuar këtë shifër të përditësuar të viktimave, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Sherifi i Qarkut Kerr të Teksasit, Larry L. Leitha tha se në këtë qark janë 40 viktima të rritur dhe 28 fëmijë.

Numri i të vdekurve përfshin 68 në qarkun Kerr, pesë në Travis, tre në Burnet, dy në Kendall, një në Tom Green dhe një në Williamson.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.