Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese NULL NULL 06.07.2025 21:39 06.07.2025 21:39 Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit të VV-së, i cili insistoi se pyetja e deputetëve për votim të fshehtë ose jo në seancë konstituive do të ishte shkelje kushtetuese. Sipas Grudës, Dehari më në fund pranoi një të vërtetë nga aktgjykimi i Kushtetueses se në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale. “Por, për fat të keq, nuk pati guximin ta lexojë aktgjykimin deri në fund. Paragrafi 187 i aktgjykimit thotë qartë: (…)zhvillimi dhe përfundimi i Seancës Konstituive duhet të udhëhiqet në pajtim me përcaktimet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, Kreun IV (Konstituimi i Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit dhe praktikat e deritanishme parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.. “Cila ka qenë ajo praktikë e deritanishme parlamentare? Votimi i hapur. Gjithmonë”, shkroi Gruda, transmeton Klankosova.tv. Sipas deputetit të PDK-së, Dehari nuk ka të drejtë ta hedhë në votim propozimin për Komision për Votim të Fshehtë, sepse sipas tij, kjo shkel drejtpërdrejt paragrafin 187 të aktgjykimit kushtetues. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025