Iu përkeqësua gjendja shëndetësore, 60 vjeçari vdes në një kafiteri në Prizren NULL NULL 06.07.2025 11:53 06.07.2025 11:53 Policia Prizren, foto ilustruese Një burrë ka vdekur sot në një kafiteri në Prizren. 60 vjeçarit, T.Q, për një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Rastin e ka konfrmuar për Klankosova.tv togeri Tahir Kabashi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. “Sot rreth orës 09:20 në rr. Ilaz Kodra në Prizren, qytetari T.Q. i moshës rreth 60 vjeçare, deri sa ishte në një lokal për kafe (kafiteri “Crali”) së bashku me vëllaun e tij, për një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetsore. Të pranishmit menjëherë kanë kërkuar ndihmën mjeksore, ku emergjenca ka dal në vendin e ngjarjes, mirëpo edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, mjeku ka konfirmuar vdekjen e të ndjerit. Sipas vëllaut të viktimës, i ndjeri kishte probleme shëndetësore të mëhershme”, deklaroi ai. “Njësitet relevante policore menjëherë iu kanë përgjigjur rastit në fjalë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit i cili ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është duke u hetuar”, theksoi Kabashi për Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025