Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit në lokalin e tyre NULL NULL 05.07.2025 08:46 05.07.2025 08:46 Foto ilustruse, lojra të fatit Dy burra janë arrestuar të premten në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë nën dyshimin se kishin organizuar lojëra të fatit dhe bixhoz online në lokalin e tyre. Policia ka bërë të ditur se si prova janë sekuestruar 1 mijë e 60 euro, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në lokalin e tyre kishin organizuar lojëra të fatit dhe bixhoz online. Si prova janë sekuestruar 1.060€ para të gatshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 2 orë më parë