Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre të lënduar nga aksidenti mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë – Pejë

NULL NULL
03.07.2025 17:53

Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot rreth orës 17:15 mes tri automjeteve, rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Sllatinë.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se zyrtarët policorë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin në fjalë.

“Rreth orës 17:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësiti policor i trafikut, njofton se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë), ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime”.

“Njësiti policor është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje”, u shpreh Krasniqi. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.