Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Dil jashtë dhe mos u sill si nga mali”, edhe në kuvendin shqiptar sot pati përplasje!

NULL NULL
03.07.2025 15:54

Kryetarja e Kuvendit në Shqipëri, Elisa Spiropali, dhe deputeti demokrat Flamur Noka, në seancën e fundit në Kuvend për këtë legjislaturë janë përplasur ashpër mes vete.

Kur Spiropali i dha fjalën deputetit Denis Deliu, Noka tentoi ta marrë vetë fjalën nga foltorja, transmeton klankosova.tv.

Kjo ka bërë që tonet të ashpërsohen dhe Spiropali ta kërcënojë Nokën me përjashtim nga seanca për fjalorin e përdorur.

“Fjalën e ka zoti Deliu! Mos të të përjashtoj nga seanca për fjalorin. Kanë të drejtë të përgjigjen ata se nuk janë gurë varri që sa herë t’i fyeni të rrinë ulur. Ulu në vend, mos të të përjashtoj nga seanca! Mos guxo, dil përjashtë dhe mos u sill sikur ke ardhur nga mali sot. Dil nga seanca”, citon a2 të ketë deklaruar ajo.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.