Klopp i pikëlluar pas vdekjes së Jotas: “Do të na mungosh shumë” NULL NULL 03.07.2025 15:12 03.07.2025 15:12 Jurgen Klopp dhe Diogo Jota. Foto: AP Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka shkruar për vdekjen e futbollistit të ekipit anglez, Diogo Jota, i cili humbi jetën pas një aksidenti me veturë në Spanjë . Vëllai i tij, Andre Silva, gjithashtu vdiq në aksident, transmeton Klankosova.tv “U pikëllova kur dëgjova për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij Andre”. “Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm” “Do të na mungosh shumë. “Të gjitha lutjet, mendimet dhe fuqia ime për Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i donin ata! Pusho në paqe – Me dashuri J”, shkruan Klopp në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025