Vetaksident në magjistralen Klinë-Prishtinë NULL NULL 02.07.2025 16:13 02.07.2025 16:13 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Një vetaksident ka ndodhur në fshatin “Stapanicë” në magjistralen Klinë-Prishtinë. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zyrtare për informim dhe marrëdhënie me publikun, e cila tha se rasti është në fazën fillestare të hetimeve. “Sot me datë 2 korrik 2025 përmes rrjeteve sociale kemi pranuar një informatë që lidhet me një vetaksident në fshatin “Stapanicë” në magjistralen Klinë-Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes”. “Aktualisht rasti është në fazën fillestare të hetimeve me qëllim të identifikimit të automjetit dhe personit përgjegjës në menyrë që të merren masat e nevojshme ligjore”, thuhet tutje në konfirmim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Miftaraj nga IKD proteston para Kuvendit: As pas katër muajsh, nuk kemi Qeveri 56 minuta më parë