Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 mln $ 4 vitet e fundit NULL NULL 02.07.2025 12:50 02.07.2025 12:50 Që prej 1 korriku është mbyllur zyrtarisht Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi ndryshimin në mënyrën se si do të menaxhojë ndihmën e huaj. “Gjatë rishikimit të mijëra programeve dhe mbi 715 miliardë dollarëve të shpenzuara gjatë dekadave, u bë e qartë se USAID ka rënë shumë poshtë standardeve për të avancuar interesat e kombit tonë. Nga 1 korriku, USAID do të pushojë së zbatuari ndihmën e huaj. Programet e ndihmës së huaj, që përputhen me politikat e administratës amerikane, do të administrohen nga Departamenti i Shtetit, ku do të ofrohen me më shumë llogaridhënie, strategji dhe efikasitet”, u shpreh Rubio, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Më tej sekretari amerikan i Shtetit kritikoi ashpër mënyrën sesi USAID ka funksionuar, duke thënë se agjencia “shpesh promovonte ide dhe grupe anti-amerikane” dhe e kishte modelin e saj të ndihmës si një “bamirësi” dhe jo si instrument të politikës së jashtme që shërben për interesat amerikane. USAID shpërndante fonde edhe në vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Organizatat joqeveritare në Ballkan kishin përfituar nga fondet e USAID vlerën prej 1.7 miliardë dollarësh në periudhën 2020-2024. Në Shqipëri organizatat joqeveritare kishin marrë 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite. Mbyllja e zyrave të USAID në të gjithë botën dhe menaxhimi i ndihmës së huaj nga DASH, sipas Sekretarit Rubio, do t’i vendosë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një pozicion më të fortë kundër modeleve shfrytëzuese të ndihmës, si ai i Kinës, dhe do të sjellë një “epokë të re partneriteti global, paqeje, investimesh dhe prosperiteti.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia e Ferizajt krahason statistikat e qershorit me vitin e kaluar: Bie numri i vjedhjeve, rritet numri i lëndimeve trupore 7 minuta më parë
Lajme Rama me emërim historik në Shqipëri: Ina Majko, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 15 minuta më parë