I kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje në Itali, arrestohet në Vlorë 45-vjeçari NULL NULL 02.07.2025 11:07 02.07.2025 11:07 Një 45-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës, pasi rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 12 vjet e 10 muaj burg për veprat penale të vrasjes dhe mbajtjes pa leje të armëve. Shtetasi Renald Gjini, banues në Vlorë, u lokalizua dhe u arrestua në lagjen “Rilindja”, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku e pret një vendim i formës së prerë i Gjykatës së Apelit në Bolonja, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa arrestimi i tij erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes strukturave hetimore shqiptare dhe autoriteteve italiane, përmes rrjetit të Interpolit. Aktualisht, Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për finalizimin e procedurave ligjore të ekstradimit të tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025