Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) NULL NULL 01.07.2025 23:32 01.07.2025 23:32 Avokati Arianit Koci sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me situatën në Kuvendin e Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se ky aktgjykim ka qenë i qartë mjaftueshëm, por se kur dikush dëshiron, mund të gjejë diçka për t’a keqinterpretuar. “Me të vërtetë po mendoj që kjo është tepruar tani. Është interesant që e kam vërejtur që krejt politikanët janë njëjtë”. “Derisa nuk është marrë vendimi i Gjykatës Kushtetuese unë u kam bërë presion të gjithëve bashkë, deputetëve dhe kam menduar se të gjithë janë fajtor”. “Tash pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është vendim i qartë, Gjykata ka mund edhe më qartë me artikulu komplet mendimin e vet, por edhe kështu është qartë mjaftushëm. Kur don me lexu me keqbesim, kur don me keqinterpretu ti mundesh me gjet vazhdimisht”, tha ai. Koci u shpreh se pas vendimit të Kushtetueses, sipas tij po shihet se bllokuesi i Kuvendit është Albin Kurti. “Tash po shihet se bllokues, pas vendimit është Albin Kurti dhe tash për njëherë përkrahësit e Vetëvendosjes, prej “simpatizantit të Vetëvendosjes” po thonë “ti je përkrahësh i këtyre të tjerëve”. “Çka po shohim këtu? Cili është rezultati? Rezultati është që secili politikan qenka i njëjtë në Kosovë, secili na shfrytëzoi neve”, u shpreh ai./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025