Kadrijaj: Me qasjen që ka Kurti, kjo bllokadë nuk do përfundojë NULL NULL 01.07.2025 11:17 01.07.2025 11:17 Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se qasja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është duke e thelluar krizën politike dhe nuk do ta çojë vendin drejt zgjidhjes. Para nisjes së seancës së 40-të konstituive të Kuvendit, ajo theksoi se partia e saj ka qenë e gatshme të ndihmojë në zhbllokimin e situatës, njofton Klankosova.tv. “Nuk do përfundojë fare me këtë qasje që ka z. Kurti. Ne e kemi pasur një takim dhe kemi qëndruar në takim dy orë. I kemi ofruar si parti alternativat tona për zhbllokim të situatës, duke ofruar votat pa asgjë, vetëm që të zhbllokohet kjo situatë dhe të vazhdojmë”, tha Kadrijaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 21 orë më parë