Gashi (AVONET) për deputetët: Nuk janë votuar për të krijuar këtë situatë (VIDEO) NULL NULL 30.06.2025 23:59 30.06.2025 23:59 Kenan Gashi nga AVONET sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ndër të tjera foli në lidhje me deputetët, duke thënë se duhet të marrin përgjegjësi. Ai u shpreh se ata janë votuar për deputetë, por jo për të krijuar një situatë në të cilën gjendet Kuvendi. “Subjektet politike, aktivistët e tyre, zyrtarët e tyre mund të kenë mendime të tilla, por qëndrimi dhe qëllimi është që të kalohet ky ngërç politik, e natyrisht duke i sjellur Kosovës funskionimin e institucioneve e në të njëjtën kohë duke marrë përgjegjësi, sepse ata janë votuar këta deputetë, nuk janë votuar për të krijuar kësi situata e këtë gjendje”. “Është parimisht e praktikisht, sistemi demokratik i vendit ka përgjegjësi, me të cilin duhet të kenë përgjegjësi ata të cilët marrin vota”, u shpreh ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025