Fansat e Rihannës çmenden, A$AP Rocky zbulon aksidentalisht gjininë e fëmijës së tyre të tretë NULL NULL 30.06.2025 22:56 30.06.2025 22:56 A$AP Rocky, duket se zbuloi aksidentalisht gjininë e fëmijës së tyre të tretë, ndërsa mori pjesë në premierën botërore të filmit të saj “Smurfs” që u mbajt në Mont des Arts të Brukselit. Kur Kevin Frazier i ET e pyeti reperin 36-vjeçar: “A është kjo vajza që ke pritur?”, ai u përgjigj menjëherë: “Është, vëlla, është”, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv Pas kësaj deklarate, rrjeti ka “vluar” me fansat që mezi nuk e prisnin këtë lajm. Kujtojmë se, Paraqitja e tyre publike vjen në një kohë të ndjeshme për Rihannën, e cila po përjeton dhimbjen e humbjes së babait të saj, Ronald Fenty, i cili ndërroi jetë më 30 maj në moshën 70-vjeçare. Por, përkundër kësaj, Rihanna dukej tejet e kuruar dhe e qeshur. /Klankoso a.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.