Arrestohet “Tony Montana” shqiptar, e paketonte drogën me foto të Al Pacinos NULL NULL 30.06.2025 22:33 30.06.2025 22:33 Foto nga autoritetet italiane Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, nën dyshimin se po trafikonte lëndë narkotike. Siç raporton Top Channel, shqiptarit iu gjet sasi e madhe e drogës, transmeton Klankosova.tv. 22 kilogramë hashash të ndara në 122 pako ndodheshin brenda frigoriferit, ndërsa 5 kilogramë të tjerë kokainë, të vulosura me një imazh të Al Pacinos në filmin “Scarface”, të fshehura në vende të ndryshme. Hetimet u kryera nga Karabinierët e Njësisë së Operacioneve të Kompanisë së Qendrës së Xhenovës, të cilët kishin vënë re 29-vjeçarin në sjellje të dyshimtë dhe e ndoqën drejt apartamentit ku banonte, i gjetën edhe 58 gramë kokainë dhe pas kontrollit në shtëpinë e tij, u zbulua sasia e madhe e substancës narkotike. Efektivët gjetën gjithashtu 7 mijë euro, që dyshohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës . 2 29-vjeçari pas arrestimit u dërgua në burgun e Pavias, teksa vijon hetimi ndaj tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.