Ky është momenti kur Dehari i kërkoi sigurimit t’i ndërpres Çitakut fjalimin (VIDEO) NULL NULL 29.06.2025 12:18 29.06.2025 12:18 Gjatë seancës së sotme në tentativë për konstituimin e legjislaturës së re të kuvendit, pati reagime nga opozita, specifikisht nga Partia Demokratike. Sekretarja e përgjithshme e saj, Vlora Çitaku, doli në foltore për të kundërshtuar siç tha qasjen abuzuese të Vetëvendosjes përmes kryesuesit të saj në kuvend, Avni Deharit, e cila sipas saj po shkel kushtetutën, transmeton klankosova.tv. Ndaj saj, reagim shpërthyes pasoi vet Dehari, i cili kërkoi ndërhyrjen e sigurimit ta ndërpres fjalën e lirë të deputetes së PDK-së. Për më shumë, ndiqni më poshtë pamjet e momentit: Kujtojmë se edhe tentativa e sotme dështoi për konstituim, derisa qasja e Deharit ndaj Çitakut por dhe deputeteve të tjera të subjekteve opozitare nxori reagime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 2 orë më parë