Plagosi një qen, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari NULL NULL 29.06.2025 09:57 29.06.2025 09:57 Foto ilustruese Në Graboc të Pejës një person është arrestuar pasi i njëti kishte shtënë me armë dhe kishte plagosur një qen. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuri është sekuestruar një pushkë ajrore. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “Fsh. Graboc, Pejë 28.06.2025 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte shtënë me armë duke e plagosur qenin e ankuesit. Nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë ajrore. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.