Robotët kinez ia mësyjnë futbollit (VIDEO) NULL NULL 28.06.2025 23:50 28.06.2025 23:50 Nuk dihet se për çfarë lëndimi bëhet fjalë, por ndeshjen e përfundoi para kohe Një tjetër pjesëmarrës në këtë lojë të veçantë, që u zhvillua në Shanghai të Kinës, pati nevojë të bartet jashtë fushës, më barelë. Robotët humanoidë, që janë pjesë kampionatit të parë të këtij lloji, u kontrolluan gjatë gjithë kohës sa luajtën futboll, nga inteligjenca artificiale Në ndeshjen hapëse u takuan skuadra “Vulcan” nga Universiteti Tsinghua më rivalët e “Blaze Light” nga Universiteti i shkencave të teknologjisë me bazë në Pekin. Të dyja ekipet i patën nga tre robotë humanodië në fushë, të cilët i zhvilluan dy pjesë me nga dhjetë minutë. Futbollistët e metaltë janë të aftë ta shikojnë topin në distancë deri në 20m dhe mund ta kuptojnë se ku ndodhet ai, e po ashtu edhe porta ku duhet të shënojnë gol. Kjo ndeshje në të cilën nuk munguan shënimet i paraprinë kampionatit botëror të robotëve humanoidë i cili do të mbahet më 2026. Qëllimi i kësaj garë është i qartë – robotët duhet të jenë gati që në vitin 2050 ta mposhtin kombëtaren që do të shpallet kampione e botës në futbollin e luajtur një njerëzit e përnjëmendtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.