Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia e Vlorës ndihmoi 16 turistë që ishin në rrezik nga dallgët e forta

NULL NULL
28.06.2025 22:35

Policia Kufitare Vlorë u doli në ndihmë 16 turistëve që udhëtonin me mjete lundruese kanoe, në dy raste të ndara në Palasë dhe Qeparo, jeta e të cilëve u rrezikua për shkak të dallgëve të forta.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se ndihmë e menjëhershme iu dha edhe një gruaje tjetër, të cilën era e fortë e kishte larguar rreth 4 milje nga bregu, ndërsa notonte me një komerdare, në zonën e Drimadhes.

“Rasti i parë, iu dha ndihmë në plazhin e Palasës, ku një çift turistësh që po lundronin me kanoe, u gjendën në vështirësi për shkak të dallgëve. Shërbimet e Njësisë Policore Detare ndërhynë menjëherë dhe i shoqëruan në breg, në gjendje të mirë shëndetësore”.

“Rasti i dytë, iu dha ndihmë në Qeparo, ku 14 turistë që ndodheshin në disa kanoe rrezikuan jetën për shkak të motit të keq dhe erës së fortë. Policia Kufitare ndërhyri me mjetet e saj lundruese dhe bëri të mundur shpëtimin dhe shoqërimin e të gjithë turistëve në breg, pa probleme për shëndetin e tyre”.

“Rasti i tretë, iu dha ndihmë në plazhin e Drimadhës, ku një shtetase që po qëndronte në një komerdare, si pasojë e erës së fortë ishte larguar rreth 4 milje nga bregu. Pas lokalizimit të saj, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi bënë të mundur shoqërimin në breg, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.