Rusia godet me dron ndërtesën 21-katëshe në Odesa, dy të vdekur NULL NULL 28.06.2025 11:48 28.06.2025 11:48 Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur pasi një dron rus u përplas me një ndërtesë të lartë banimi në qytetin ukrainas të Odesës. Tre fëmijë ishin në mesin e të plagosurve gjatë sulmit brenda natës, teksa njëri nga ta është në gjendje kritike, ka bërë të ditur kryebashkiaku rajonal Oleh Kiper, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Pamjet e publikuara nga Shërbimi i Emergjencës Shtetërore, treguan zjarrfikësit duke luftuar me flakët dhe duke i nxjerrë me nxitim banorët poshtë shkallëve në ndërtesën 21-katëshe. Rusia ka intensifikuar sulmet me dronë dhe raketa ndaj qyteteve ukrainase në javët e fundit, përderisa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës që tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt kanë stagnuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.