Italia e bllokuar: Martohet Bezos dhe Sanchez, por lanë pasuritë e ndara (VIDEO) NULL NULL 28.06.2025 10:29 28.06.2025 10:29 Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë spektakolare në Venecia, një prej qyteteve më romantike në botë. Avokati nga Italia, Edis Doraci në “Weekend” në Klan Kosova bëri të ditur se çifti ka lënë pasuritë të ndara edhe pas martesës. Ai njoftoi se martesa civile mes Bezos dhe Sanchez është bërë dy – tre muaj më parë në Amerikë. “Divorci i parë ka qenë më i shtrenjti i të gjitha kohërave dhe me siguri kjo e ka bërë të marrë këtë vendim, për konditat e mosmarrëveshjes së martesës. Kështu që edhe divorci i më parëshëm ka influencuar”, tha Doraci. Në anën tjetër, gazetarja Agnesa Abdixhiku foli lidhur me “tradhtinë” që kanë bërë çifti i ri para se të martoheshin. Ajo tha se të dy ishin të martuar secili, kur kishin hyrë në lidhje. Ndiqeni detajet për më shumë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.