S’ka të lënduar nga gjuajtja me armë në Breg të Diellit NULL NULL 27.06.2025 20:39 27.06.2025 20:39 Policia i ka konfirmuar raportimet për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk raportohet për persona të lënduar. “Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë”. “Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti për Klankosova.tv. Po ashtu, ajo tha se aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim në lidhje me rrethanat e këtij rasti. Dyshohet për gjuajtje me armë në Prishtinë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 27/06/2025