Presidenti iranian: Përgjigjja ndaj sulmeve izraelite shmangu “luftën e pakontrollueshme” NULL NULL 27.06.2025 15:15 27.06.2025 15:15 Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian thotë se nëse Irani nuk do t’u kishte përgjigjur sulmeve izraelite këtë muaj, situata mund të kishte përshkallëzuar, siç u shpreh ai, në një “luftë në shkallë të plotë dhe të pakontrollueshme në rajon”. “Sulmet e kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist përbëjnë një shkelje të rëndë të të gjitha normave ndërkombëtare dhe një goditje të pariparueshme për integritetin e regjimit të mospërhapjes bërthamore”, tha ai, raporton CNN. “Sulmi izraelit ndodhi në mes të negociatave indirekte midis Teheranit dhe Uashingtonit mbi programin bërthamor të Iranit – një përpjekje e qëllimshme për të sabotuar procesin diplomatik”, tha tutje Pezeshkian. Ministria iraniane e Shëndetësisë ka thënë gjithashtu se 627 persona janë vrarë në Iran nga veprimet ushtarake izraelite. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Amerika i lavdëron pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës që ia shpëtuan jetën një gruaje sot 28 minuta më parë