Siriani akuzohet për komplot për sulm në koncertin e Taylor Swift në Vjenë NULL NULL 27.06.2025 13:18 27.06.2025 13:18 Një shtetas sirian është akuzuar nga autoritetet gjermane për mbështetjen e një grupi të huaj terrorist për një komplot të dështuar për të sulmuar një koncert të Taylor Swift në Vjenë gushtin e kaluar. Mohamed A, i cili përshkruhet si i mitur dhe ende në liri, akuzohet për ndjekjen e ideologjisë së grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS) dhe për ndihmën ndaj një të dyshuari tjetër për të përgatitur sulmin, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Organizatorët e koncertit anuluan tre koncertet e shitura të Taylor Swift në prag të shfaqjes së parë në stadiumin Ernst Happel të Vjenës vitin e kaluar, duke zhgënjyer dhjetëra mijëra fansa gjatë turneut të saj Eras. Autoritetet arrestuan disa të dyshuar në atë kohë duke thënë se ata dukeshin se ishin frymëzuar nga ISIS dhe al-Qaeda. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Amerika i lavdëron pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës që ia shpëtuan jetën një gruaje sot 15 minuta më parë
Kosova Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve 24 minuta më parë