15 vjet punë në “Çekanin e Mesnatës” ndaj Iranit, gjenerali amerikan jep detaje NULL NULL 26.06.2025 15:22 26.06.2025 15:22 Gjenerali Dan Caine, kreu i Shtabit të Përbashkët të ushtrisë amerikane tha se Operacioni “Çekani i Mesnatës” ishte “kulmi” i 15 viteve punë. Sipas tij, armët e përdorura në sulme ishin “të projektuara, të planifikuara dhe të dorëzuara” për të arritur sukses në sulmin ndaj centralit bërthamor Fordo në Iran. Gjenerali amerikan tha se një oficer nga Agjencia Amerikane e Reduktimit të Kërcënimeve të Mbrojtjes kishte studiuar Fordon për 15 vjet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ai shtoi se një bombë “bunker-shkatërruese” u zhvillua më vonë me qëllim kryerjen e sulmit, i cili përfundimisht u zhvillua më 22 qershor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sllovenia lëshon paralajmërim për një stuhi shumë të fortë – e njëjta veçse goditi Austrinë 26/06/2025
Kosova Aktgjykimi i Kushtetuesës, Kadrijaj: E kemi mirëpritur, janë dhënë disa zgjidhje, sqarime e përgjigje (VIDEO) 26/06/2025