Irani refuzon të konfirmojë takimin e planifikuar me Amerikën për programin bërthamor NULL NULL 26.06.2025 11:33 26.06.2025 11:33 Ministria e Jashtme e Iranit ka refuzuar të konfirmojë nëse delegacionet iraniane dhe amerikane do të takohen javën e ardhshme, siç u tha nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump të mërkurën. “Nuk kemi asgjë për të thënë në lidhje me deklaratat kontradiktore të ShBA-së në lidhje me diplomacionë dhe negociatat”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei në një konferencë shtypi në Teheran sot. “Ne duhet të sigurohemi që palët janë serioze apo nëse kjo është vetëm një taktikë tjetër për të mbjellë mosmarrëveshje në rajon dhe në vendin tim”. Baghaei pretendoi se kishte pasur shumë kontradikta nga zyrtarët amerikanë. “Ndërsa po diskutonin për diplomacinë, vetëm dy ditë para takimit tonë në Muscat, ata i dhanë Izraelit dritën jeshile për të sulmuar Iranin. Pra, a ka mbetur ndonjë besim?”, tha ai. Të mërkurën, Trump u tha gazetarëve në Hagë se ShBA-të do të takohen me Iranin javën e ardhshme në lidhje me një marrëveshje të mundshme bërthamore, megjithëse ai tha vazhdimisht se nuk beson se një marrëveshje e tillë “është e nevojshme”, transmeton Klankosova.tv. “Do të flasim me ta javën tjetër, me Iranin. Mund të nënshkruajmë një marrëveshje, nuk e di. Për mua, nuk mendoj se është aq e nevojshme. Dua të them, ata patën një luftë, luftuan, tani po kthehen në botën e tyre. Nuk më intereson nëse kam një marrëveshje apo jo”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në fund të samitit të NATO-s. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Gjykimi Special DhSK hedh poshtë kërkesën e mbrojtjes për provat e Shtabit të Përgjithshëm në rastin e Thaçit dhe të tjerëve 12 minuta më parë
Kosova Kryediplomati kroat: Anëtarësimi i Kosovës në KiE eliminon një boshllëk të madh (VIDEO) 24 minuta më parë