Erdogan zë në gojë Kosovën, ashtu sikur Trump – Çka thanë liderët? (VIDEO) NULL NULL 25.06.2025 23:28 25.06.2025 23:28 Gazetari Urall Boshnjaku në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka dhënë detaje lidhur me samitin e NATO-së që u mbajt në Hagë të Holandës. Boshnjaku tha se gjëja më e rëndësishme në këtë samit ishte përgjigja e presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili u deklarua se KFOR-i turk në Kosovë ndodhen për paqe dhe siguri. Ai ritheksoi se NATO-ja këtë samit e mbajti nën moton për dy vendim kryesore, vendimi parë ishte ngritja e buxhetit ndërsa vendimi i dytë kishte të bënte me Ukrainën. “Gjëja më e rëndësishme që u tha për Kosovën është kjo që deklaroi presidenti Erdogan në pyetjen time në cilësinë e gazetarit Mitropol dhe Klan Kosova, të cilin e pyeta këtu ekskluzivisht në lidhje me qëndrimet e tij për zhvillimet e fundit të sigurisë në veriun e Kosovës sidomos pas rastit të Banjskës dhe për planet e Turqisë në raport me KFOR-in në Kosovë”, tha ai. Boshnjaku tha se Trumpi “i kurseu liderët evropian nga kritikat”, pasi ata ia plotësuan dëshirën për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes. “Trump është kontraversial por kësaj here gjithçka shkoi përsë mbari, pasi liderët evropian iu përmbajtën dëshirës së Trumpit dhe ia përmbushën dëshirën me zotimin e tyre me rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes” Ndiqeni videon për më shumë detaje: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025