Tregu i lirë i energjisë, OEK njofton për aktgjykimin e dytë që anulon njoftimin e ZRrE-së NULL NULL 25.06.2025 10:23 25.06.2025 10:23 Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar për një aktgjykim të dytë brenda dy ditësh, i cili anulon njoftimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë. Sipas OEK-ut, ky zhvillim tregon qartë se bizneset kanë pasur të drejtë kur kanë ngritur zërin ndaj padrejtësive të ZRrE-së, transmeton Klankosova.tv. “Oda Ekonomike e Kosovës inkurajon të gjitha bizneset që ndihen të cenuara nga ky vendim që të ndjekin rrugën ligjore për të mbrojtur interesat e tyre. Çdokush që ka nevojë për asistencë, brenda Odës është themeluar një ekip juristësh që do të ndihmojë në draftimin e akteve kundër njoftimit të ZRrE-së”. Kjo odë i bën thirrje ZRrE-së që ta pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë, siç thotë përpara se të krijohen pasoja edhe më të mëdha për biznesin, ekonominë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Të martën, po kjo odë njoftoi se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. OEK: Gjykata pezullon njoftimin e ZRrE-së për daljen e detyrueshme të bizneseve në treg të lirë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 11 minuta më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 2 orë më parë