Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadorja e ShBA-së në OKB: Sulmet amerikane e kanë dëmtuar aftësinë e Iranit për të zhvilluar një armë bërthamore

NULL NULL
24.06.2025 23:23

Sulmet amerikane gjatë fundjavës kanë dëmtuar aftësinë e Iranit për të zhvilluar armë bërthamore.

Kështu ka thënë ambasadorja e ShBA-së në OKB-së Dorothy Shea, të martën gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit.

“Më 21 qershor, një operacion preciz i SHBA-së arriti me sukses objektivin tonë të ngushtë: të degradojë kapacitetin e Iranit për të prodhuar një armë bërthamore,” tha ajo transmeton Klankosova.tv.

Shea theksoi se sulmet ishin në përputhje me “të drejtën e natyrshme për vetëmbrojtje kolektive” dhe kishin për qëllim të zbusnin kërcënimin që Irani paraqet për rajonin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.