Gentian Emini vazhdon me KF Trepçën NULL NULL 24.06.2025 19:33 24.06.2025 19:33 Gentian Emini ka vazhduar kontraten e tij me K.F. Trepçën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në Facebook. “KF Trepça njofton vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin Gentian Emini, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës sonë edhe për sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Trepçës në Facebook. “Emini, që luan në pozitën e mbrojtësit të krahut, ka treguar profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim gjatë gjithë kohës së tij te klubi, duke qenë një nga lojtarët më stabil dhe të besueshëm në repartin defanziv”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.