Pas alarmit të 23 qershorit, Ambasada e SHBA-së në Katar rifillon aktivitetin NULL NULL 23.06.2025 23:00 23.06.2025 23:00 Departamenti i Shtetit i ShBA-së për Çështjet Konsullore, në lidhje me Katarin ka thënë se Ambasada e ShBA-së ka hequr urdhrin për qëndrimin në vend për qytetarët e saj, i njëjti që ishte në fuqi më 23 qershor. Sipas këtij njoftimi, Ambasada do të rihapet më 24 qershor dhe shërbimet konsullore do të vazhdojnë pa ndërprerje, transmeton Klankosova.tv. “Hapsira ajrore e Katarit mbetet e mbyllur. Personat me plane udhëtimi duhet të monitorojnë me kujdes statusin e fluturimeve të tyre me kompanitë ajrore dhe të vazhdojnë të ndjekin njoftimet nga Qeveria e Katarit dhe lajmet lokale”. “Qëndroni vigjilentë dhe mbani një nivel maksimal të vetëdijes, pasi situata e sigurisë mund të ndryshojë shpejt”, thuhet tutje në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Irani thotë se "raundi i fundit i raketave" u qëllua para fillimit të armëpushimit 5 sekonda më parë