Sekretari britanik: ShBA-ja ndërmori veprime për të lehtësuar kërcënimin nga Irani NULL NULL 23.06.2025 17:41 23.06.2025 17:41 Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, e fillon deklaratën e tij duke përmbledhur sulmet e ShBA-së ndaj Iranit. Ai u shpreh se Britania nuk ishte e përfshirë në sulme, siç nuk ishte ishte as në operacionet e Izraelit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Britania nuk ishte e përfshirë në sulme, ashtu siç Britania nuk ishte e përfshirë në operacionet e Izraelit”, u shpreh ai. Ai përsërit qëndrimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar se Irani “nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore” dhe se “SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të lehtësuar këtë kërcënim”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Neglizhenca e punimeve në Tokbashqe, qytetari ankohet për vështirësi në vendkalim (FOTO) 24/06/2025