Ditën e martesës, nusja qëllohet për vdekje në Francë NULL NULL 23.06.2025 08:21 23.06.2025 08:21 Një nuse u vra me armë në natën e dasmës në fshatin Goult, pranë qytetit Avignon në Francën juglindore, pasi persona të maskuar hapën zjarr. Një nga sulmuesit u vra gjithashtu në përplasjen me armë, ndërsa dhëndri dhe një fëmijë 13-vjeçar mbetën rëndë të plagosur. Policia po kërkon disa persona të dyshuar që arritën të arratisen. Mendohet se ngjarja lidhet me larje hesapesh për drogë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30 të mëngjesit të dielën, kur çifti po largohej nga salla e dasmës. 28 persona ndodheshin aty në atë moment. Salla ishte rezervuar që në mars nga njerëz që nuk jetojnë në fshat. Kryetari i bashkisë u shpreh i tronditur dhe tha se ky është rasti më i rëndë në fshat në 125 vitet e fundit. Autoritetet kanë hapur hetim për vrasje dhe tentativë vrasjeje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lladrovci: Nëse dikush e mendon se “edhe Dada Razë” i fiton zgjedhjet kur kandidohet nga PDK në Drenas, nuk qëndron 3 minuta më parë