Alonso e merr fitoren e parë si trajner i Realit, me një lojtar më pak NULL NULL 22.06.2025 23:30 22.06.2025 23:30 Xabi Alonso ka marrë fitoren e parë me Real Madridin, pasi “Los Blancos” mposhtën me rezultatin 3-1 ekipin meksikan Pachuca në kuadër të FIFA Club World Cup. Los Blanco, hasën vështirësi në ndeshjen hapëse të turneut, ku barazuan 1-1 ndaj ekipit saudit Al Hilal, ndeshje që u zhvillua në kushte të nxehta dhe me lagështi të lartë në Miami. Xabi Alonso kërkoi reagim nga lojtarët e tij – dhe ai erdhi, por jo në mënyrën e duhur. Veç pas 7 minutash lojë, mbrojtësi Raul Asencio shkaktoi një penallti ndaj Salomon Rondon, duke marrë karton të kuq direkt, dhe Real Madrid mbeti me një lojtar më pak që në fillim të ndeshjes në Bank of America Stadium në Karolinën e Veriut. Por, skuadra reagoi me qëndrueshmëri, dhe zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 35-të nga një emër i njohur: Jude Bellingham. Mesfushori anglez u fut me shpejtësi në zonë pas një pasimi të Fran Garcia dhe realizoi golin e parë për Madridin. Pak para fundit të pjesës së parë, Arda Güler realizoi golin e dytë pas një aksioni të saktë brenda zonës. Turku ishte ndryshimi i vetëm në formacion në krahasim me ndeshjen ndaj Al Hilal, duke zëvendësuar Rodrygo, dhe ky vendim i Alonsos doli i drejtë. Në pjesën e dytë, Fede Valverde vulosi fitoren me golin e tretë për Realin, edhe pse Pachuca shënoi një gol nderi me Elias Montiel. Kjo fitore jo vetëm që e nxjerr Pachucan jashtë turneut, por edhe e ngjit Real Madridin në krye të grupit me katër pikë. Fatet e grupit do të përcaktohen nga ndeshja mes RB Salzburg (3 pikë) dhe Al Hilal (1 pikë). Me një rezultat normal ndaj Salzburgut më 27 qershor, Reali do të sigurojë kualifikimin në fazën e 1/16-ave, por do të duhet të luftojë për të ruajtur vendin e parë në Grupin H. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.