Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A mund ta udhëheqin gratë Prishtinën? Debatojnë tek “Shoqet” Xheki dhe Shala (VIDEO)

NULL NULL
22.06.2025 22:33

Panelistja e emisionit “Shoqet” në Klan Kosova, Xheki, ka dhënë një sqarim për një deklaratë të dhënë javës e kaluar se kush mund të qeverisë Prishtinë, gratë apo burrat.

Në panelin e sotëm që ishte edhe analisti politik Azdren Shala të dy diskutuan për këtë çështje. Xheki tha se në disa profesionet gratë nuk mund të jenë të mira sa burrat.

“Kam thënë se në disa pozita duhet pak tru dhe pak muskuj, edhe ma tutje mendoj që pozitat e menaxhimit të qyteteve janë të vështira për gra. Edhe fakti që t’i ke reaguar më ka shtyrë të hulumtojë edhe më shumë, më ka bind edhe më shumë se shumë mirë e kam pasë”.

“Në histori të botës kanë qenë vetëm katër gra që kanë menaxhuar në pozita të qyteteve. Unë nuk po them se gratë nuk duhet të kandidojnë edhe që gratë nuk munden të menaxhojnë, me qenë të suksesshme është pak më vështirë. Edhe këto gra që i përmenda kanë menaxhuar qytete në shtete të konsoliduara, edhe për çfarë janë shquar ishte interesant për disa projekte me ekologji dhe biçikleta”.

“Janë disa profesione, për të cilat unë mendoj se nuk mundet një grua me qenë ortopedë e suksesshme sa një mashkull, se zanati është i atillë. Pediatret çdo herë janë më të mira se meshkujt. Unë nuk mundem ta shoh një grua minatore, nuk do të thotë se kjo nuk mundet të bëhet minatore, por nuk mund të jetë e mirë sa një mashkull”, u shpreh Xheki.

Ndërs, Shala ishte i kundër deklaratës së Xhekit për të cilën tha se njerëzve nuk u është mësua syri të shohin edhe gratë në profesione të tjera që i kanë parë vetëm burrat derisa tani, sipas tij, ka ardhë koha që këto dallime të përfundojnë.

“Nëse s’ka pasë nuk do të thotë se nuk mundet të bëhet. Unë nuk mendoj se ka profesion të grave dhe të burrave, janë disa stereotipe të etabluar me shekuj dhe jo me vite, por me shekuj kur njerëzit i bëjnë të mendojnë gabimisht se ky është profesion për gra dhe për burra”, u shpreh Shala. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.