Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahmani: Krenar që arrita suksesin e Maradonës (VIDEO)

NULL NULL
22.06.2025 22:11
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, pjesë e skuadrës italiane, Napoli

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, u shpreh tejet krenar për suksesin e arritur me klubin e tij Napoli.

Ai në emisionin Sports Show në Klan Kosova, tha se ndjehet mirë që ka arritur ta barazojë me trofe të Serie A, legjendën e futbollit Diego Armando Maradona.

“Më ka bërë të ndihem mirë normalisht se është një privilegj ta fitosh dy herë Scudeton brenda tre vjetëve, edhe ta barazosh Maradonën i cili i ka fituar dy Scudeto. Janë gjithsejt katër Scudeto që i ka fituar Napoli, dy Maradona dhe dy unë me shokë. Është një gjë e madhe që si shqiptar i Kosovë me hy në histori“, tha Rrahmani në Klan Kosova.

Napoli sivjet u shpall kampione e Serie A-së, për herën e katërt në histori.

Vulë në suksesin e napolitanëve dha edhe kapitani dardan, Amir Rrahmani, i cili ishte shtyllë e skuadrës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.