Armët në Zveçan ishin fshehur nën tokë- s’ka të arrestuar, dalin detaje nga aksioni NULL NULL 22.06.2025 16:18 22.06.2025 16:18 Një sasi e madhe e armatimit është kapur brenda një stallë të kuajve në fshatin Vallaq të Zveçanit. Siç bëhet e ditur nga policia, armët municioni, granatat e dorës dhe Zollat janë gjetur në dy gypa të plastikës të vendosur nën tokë. Në lidhje me këtë rast nuk kemi persona të arrestuar por e kemi një person me interes për intervistim. Gjatë këtij aksioni policor, të pranishëm ishin edhe KFOR-i amerikan dhe njësia monitoruese e EULEX-it, njofton Klankosova.tv. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i rastit. Në këtë operacion, janë zhvilluar edhe dy bastisje në dy lokale, një në Mitrovicën e Veriut, Zveçan me ç’rast kemi hasur edhe në jelek antiplumb, fishekë dhe 14 kartela grafike (kundërvajtje doganore). Me rastin është duke u marrur Prokuroria Themelore në Mitrovicë. https://klankosova.tv/kapet-arsenal-armesh-ne-nje-shtalle-ne-vallaq-te-zvecanit-foto/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 2 orë më parë