Po transportonte ilegalisht cigare, kapet shtetasja e huaj në Aeroportin e Prishtinës NULL NULL 22.06.2025 15:35 22.06.2025 15:35 Foto nga Dogana e Kosovës Një shtetase e huaj është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se në mënyrë të paligjshme po transportonte 100 steka cigare me banderola të Shqipërisë, të fshehura në dy bagazhe personale. Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe plumbuar sipas procedurave standarde, ndërsa është vendosur në depo për trajtim të mëtejmë ligjor në kuadër të procedurës së kundërvajtjes. Sakaq, ndaj të dyshuarës, janë iniciuar veprimet përkatëse sipas legjislacionit në fuqi, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.