Ushtria izraelite vlerëson dëmet në centralin bërthamor iranian pas sulmeve amerikane NULL NULL 22.06.2025 13:15 22.06.2025 13:15 Një zëdhënës i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thotë se ata ende po vlerësojnë situatën dhe shton se është “shumë herët për të përcaktuar” nëse pretendimi i Iranit se uraniumi i pasuruar është hequr nga centralet bërthamore para sulmit amerikan është i vërtetë. Effie Defrin e IDF-së thotë gjithashtu se ushtria po shqyrton dhe vlerëson shkallën e dëmit të shkaktuar nga sulmi amerikan në Fordo – një uzinë pasurimi uraniumi e fshehur në një shpat të largët mali që është jetike për ambiciet bërthamore të Iranit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Kur u pyet nëse Izraeli mund të zgjerojë objektivat e tij për të përfshirë vende civile, Defrin thotë, “ne kemi një plan me objektiva dhe ne do të vazhdojmë të godasim këto objektiva”, pa dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.