Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Antony drejt një transferimi të papritur në Serie A?

NULL NULL
21.06.2025 17:25

Pas një rikthimi mbresëlënës te Real Betisi, ku shënoi nëntë gola dhe dha pesë asistime, braziliani Antony mund të transferohet në Itali.

Skuadra surprizë, Como, e drejtuar nga Cesc Fabregas, ka shfaqur interes për anësorin e Manchester Unitedit.

Antony ka shkëlqyer në Europa League dhe ishte i nominuar për lojtarin e muajit në La Liga.

Megjithatë, rikthimi te Betisi mbetet dëshira e tij e parë, teksa e ardhmja e tij në “Old Trafford” duket gjithnjë e më e paqartë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.