Miratohet injeksioni kundër HIV-it NULL NULL 21.06.2025 17:14 21.06.2025 17:14 Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, FDA, e ka miratuar ilaçin e parë dhe të vetëm injektues që parandalon infektimin me HIV vetëm me dy doza në vit. Kjo terapi e re, Yeztugo (lenacapavir), për parandalimin e HIV-it, e zhvilluar nga kompania Gilead Sciences, ka rezultuar më shumë se 99.9% efektive në provat klinike, përcjell Klankosova.tv. Ajo u krijua për të ndihmuar veçanërisht ata që kanë vështirësi në përdorimin e përditshëm të pilulave për parandalim, apo që përballen me stigmat sociale dhe mungesën e kujdesit shëndetësor. “Kjo është një risi që mund të ndryshojë situatën përfundimisht,” tha Dr. Mattheë Hamill, infektolog në Johns Hopkins. Në dy studime të fazës së tretë, PURPOSE 1 dhe PURPOSE 2, Yeztugo tregoi efikasitet pothuajse të plotë: Te mbi 5,000 gra cisgjinore në Afrikën Sub-Sahariane, nuk pati asnjë rast infektimi. Te mbi 3,000 burra homoseksualë dhe persona me gjini të ndryshme, u regjistruan vetëm dy raste, duke treguar 99.9% mbrojtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Sheqeri dhe tensioni i lartë i gjakut mund të ulen duke ngrënë këto ushqime të pasura me karbohidrate 21/06/2025