Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kanosën me armë një 30-vjeçar, kapen dy vëllezërit në Tiranë – i treti në kërkim (VIDEO)

NULL NULL
21.06.2025 13:29

Policia në Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se një 30-vjeçar ishte kanosur me armë zjarri nga 3 shtetas,  finalizuan operacionin policor “Triangle”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan dy vëllezërit: A. M., 41 vjeç dhe R. M., 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër, shtetasi me inicailet  G. M., transmeton Klankosova.tv

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Shtetit, transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.