Shtime: U rrahën ndërmjet vete, katër persona përfundojnë në spital NULL NULL 21.06.2025 08:22 21.06.2025 08:22 Foto ilustruese e rrahjes. Katër burra kanë pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se janë përfshirë në rrahje. Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Skender Salihu” në Shtime, dhe sipas policisë, tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal, ndërsa njëri për shkak të lëndime më të rënda është dërguar në QKUK, transmeton Klankosova.tv. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe disa shkopinj. “Katër të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal, ndërsa njëri për shkak të lëndime më të rënda është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe disa shkopinj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 28 minuta më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 2 orë më parë