Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mot me diell dhe vranësira të pakta këtë vikend

NULL NULL
20.06.2025 12:31

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se temperatura minimale do të jetë 9 gradë Celsius, kurse maksimalja do të jetë 28 gradë Celsius.

Më poshtë e keni motin e plotë për dy ditët e fundjavës:

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1- 3m/s.

Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.