Ofensiva e Izraelit do ta shtyjë Iranin më afër bombës, thotë ish-negociatori bërthamor iranian NULL NULL 20.06.2025 12:11 20.06.2025 12:11 Irani nuk planifikonte të prodhonte një bombë bërthamore, por ofensiva ushtarake e Izraelit ka të ngjarë t’i shtyjë udhëheqësit e tij të zhvillojnë një të tillë. Kështu tha një ish-negociator bërthamor iranian për CNN, transmeton Klankosova.tv. Seyed Hossein Mousavian, një ish-negociator iranian gjatë bisedimeve bërthamore me fuqitë botërore, tha se Irani kishte qenë transparent në lidhje me programin e tij bërthamor dhe ishte i hapur për shqyrtim nga mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara, por tërheqja e SHBA-së nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015 me Iranin dha shkas për mendimin se “SHBA-ja dhe Izraeli do të sulmonin për të sjellë ndryshimin e regjimit” “Ky rrëfim po u thotë iranianëve, e dini çfarë? Edhe nëse ka transparencë, edhe (nëse) të gjitha paqartësitë bërthamore zgjidhen, SHBA-ja dhe Izraeli do të sulmonin për të sjellë ndryshimin e regjimit”, tha ai. “Kjo është arsyeja pse ju iranianë, ju nevojitet frenimi bërthamor, që është bomba bërthamore. Mendoj se kjo është ajo që amerikanët dhe izraelitët praktikisht po u thonë iranianëve: merrni bombën si frenimi më i mirë. Dhe besoj se nëse kjo politikë vazhdon, Irani do të zgjedhë bombën bërthamore” “Mendoj se më e mira është të kthehemi përsëri te diplomacia në vend të luftës”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.