Klubi i madh italian afër marrëveshjes me Ardian Ismajlin NULL NULL 19.06.2025 09:28 19.06.2025 09:28 Ardian Ismajli në formacionin e muajit në Serie A Pas rënies së Empolit në Serie B, po raportohet se mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardian Ismajli, do ta vazhdojë karrierën diku tjetër. Mediat italiane raportojnë se Ismajli, është afër marrëveshjes me klubin e madh Italian Lazion. Për 28-vjeçarin, janë të interesuar edhe shumë skuadra tjera, por duket se më afër për të është ekipi romak, transmeton Klankosova.tv. Profili i mbrojtësit shqiptar duket se i përshtatet lojës së Lazios. Bëhet fjalë për Lazion që është në kërkim të një mbrojtësi dhe profili i Ismajlit i përshtatet shumë lojës së tyre. Vlen të theksohet se në adresë të Ardian Ismajlit, ka ardhur edhe një ofertë nga Hellas Verona. Ismajli ka kontratë me Empolin deri në fund të këtij muaji./ Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.