Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

15-vjeçari nga Skenderaj ndez 74 qirinj te shtatorja e Zahide Jasharit

NULL NULL
18.06.2025 22:19

Djaloshi i ri nga Skenderaj, Fatjon Gashi, ka ndezur sonte 74 qirinj te shtatorja e Zahide Jasharit.

15-vjeçari këtë e bëri në Ditën e Çlirimit të qytetit të tij në nderim të 74 vjetëve të Nënës Zahide, raporton Klan Kosova.

Nëna Zahide, së bashku me 12 anëtarë të tjerë të familjes së saj, u vra më 7 mars të vitit 1999 kur forcat serbe sulmuan kullën e Jasharëve.

Atë ditë, në altarin e lirisë, kishin rënë edhe Komandant Adem Jashari, Shaban Jashari, Hamëz Jashari, Osman Geci e të tjerë.

Shtatorja e Zahide Jasharit u zbulua sot në Skenderaj si vepër e punuar nga artisti Sabri Behramaj.

Fatjoni këtë aktivitet e ka bërë në mënyrë vullnetare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.