Ministri gjerman: Rubio tha se ShBA-ja nuk do ta sulmojë Iranin NULL NULL 18.06.2025 17:09 18.06.2025 17:09 Foto: ANSA/EPA Ministri i jashtëm gjerman ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në luftën mes Izraelit dhe Iranit. Johann Wadephul tha se këtë ia ka konfirmuar Sekretari i Jashtëm amerikan, Marco Rubio. “Deklaratat ishin shumë të qarta: Rubio tha se ShBA-ja nuk do të intervenojë në luftë dhe nuk do të sulmojë, dhe meqë e vlerësoj shumë kolegun tim, i cili e ritheksoi këtë po ashtu në deklaratë, besoj se pozicioni i ShBA-së është ende ky”, tha ministri gjerman gjatë një konference për media në Berlin me homologun e tij jordanez, transmeton Klankosova.tv. Por, në rast se Irani sulmon ndonjë objekt amerikan, atëherë do të ketë “natyrisht kundër-reagim ushtarak”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Familjet e pengjeve që mbahen në Gaza i kërkojnë Trumpit të sigurojë marrëveshje për lirim 18/06/2025
Lajme Koreja e Veriut dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit: ShBA-ja dhe Perëndimi, kancer për paqe në Lindjen e Mesme 18/06/2025
Kosova Ziv: Fundi i konfliktit me Iranin – shkatërrimi i programit të armëve bërthamore dhe raketave balistike 18/06/2025